• e mërkurë, 16 tetor 2024

Osmani: Konfirmim i atributeve identitare edhe në nivel të anëtareve të BE-së, fillon nga Bundestagu

Osmani: Konfirmim i atributeve identitare edhe në nivel të anëtareve të BE-së, fillon nga Bundestagu

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se rezoluta për shtetin, që sipas paralajmërimeve pasnesër do ta miratojë Gjermania, është vetëm fillimi në zinxhirin e dokumenteve të tilla për konfirmim të atributeve identitare, krahas në Kornizën negociuese, plotësisht edhe në nivel të disa shteteve.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse MPJ është në komunikim me shtete të tjera evropiane për një mbështetje të tillë. Osmani sot theksoi se aktivitetet në atë drejtim kanë filluar që pas miratimit të Kornizës negociuese, ndërsa rezultati konkret fillon nga Bundestagu.

"Aksioni ynë me vendet anëtare ka filluar që nga dita kur është miratuar Korniza negociuese. Ai komunikim është i pandërprerë tërë kohën dhe me kënaqësi mund të them se fillon nga qendra e Evropës, fillon nga Berlini, nga Bundestagu, ku partitë politike pa kurfarë dileme dhe bisedime të rënda miratojnë Rezolutë me të cilën jo vetëm se i konfirmojnë atributet identitare dhe atë që BE-ja tashmë e konfirmoi me Kornizën negociuese, megjithatë, ja, plotësisht në nivel të shteteve anëtare të BE-së. Kuptohet, ky është vetëm fillimi, nuk mundem në këtë fazë t'i paralajmëroj edhe të tjerat, megjithatë është më korrekte atë ta bëjnë vetë shtetet. Ky është vetëm fillimi i një zinxhiri të rezolutave të tilla në të cilat do të konfirmohet ajo që është në Kornizën negociuese në kuptimin e gjuhës, identitetit etj.", tha Osmani.

Ai në konferencë për shtyp në MPJ e paralajmëroi edicionin e tretë të Forumit të Prespës për dialog, që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR