Osmani: I shqetësuar për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësi të kryesuesit me OSBE, sot ka shprehur shqetësim për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë - Serbi.
- Post By Besnik Shuki
- 15:37, 1 tetor, 2023

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësi të kryesuesit me OSBE, sot ka shprehur shqetësim për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë - Serbi.
Në profilin e tij në Fejsbuk, ai ka shkruar se sot e ka kontaktuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për të shprehur shqetësimet tona.
"Mirëpres deklaratat për tërhjeqje tê trupave si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit. Përshëndes vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik", shkruan Osmani në Fejsbuk. bsh/
Foto: MIA arkiv