Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev, informojnë nga MPJ-ja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:21, 31 mars, 2023

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev, informojnë nga MPJ-ja.
"Ministri Osmani duke i dëshiruar sukses ambasadorit Kasijev, shprehu besimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë. Kënaqësi e veçantë u shpreh për bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave në institucionet ndërkombëtare", kumtojnë nga MPJ-ja.
Nga Ministria shtojnë se në takim u diskutua edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, gjendjen aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe tema rajonale. ar/
Foto: MPJ