• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani dënoi sulmin terrorist në Ankara

Osmani dënoi sulmin terrorist në Ankara

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësi të kryesuesit me OSBE-në, e ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Ankara.

"Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Turqinë në luftën e saj kundër terorizmit", ka shkruar në Fejsbuk ministri Osmani.

Në Ankara sot ka ndodhur sulm terrorist, kur një sulmues vetvrasës me bomba ka aktivuar një mjet shpërthyes në afërsi të ndërtesës së policisë, njoftuan mediumet turke. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR