• e premte, 20 dhjetor 2024

Osmani: Është e nevojshme që të ngritet niveli i komunikimit ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në nivel të Këshillit

Osmani: Është e nevojshme që të ngritet niveli i komunikimit ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në nivel të Këshillit

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Në këtë moment duhet të ngritet niveli i komunikimit ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në nivel të Këshillit dhe duhet të jepet plan i saktë dhe parashikim në atë pjesë, potencoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në përgjigjen e pyetjes nëse si ministër do të mbështesnin anëtarësimin e Ukrainës në NATO. 

Ai sonte në një emision në televizionin Kanal 5 përkujtoi se kemi deklaratë me të cilën themi se e mbështesim anëtarësimin e Ukrainës. 

"Ne kemi qëndrim në atë pjesë që komunikojmë në kuadër të anëtarësimit, edhe pse kemi pasur një deklaratë të nënshkruar nga presidenti Pendarovski së bashku me disa presidentë nga Evropa Juglindore, me të cilën themi se mbështesim anëtarësimin e Ukrainës, por në këtë moment jemi të mendimit se duhet të ngrihet niveli i komunikimit ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në nivel të Këshillit dhe të jepet një plan i saktë dhe parashikueshmëri në atë pjesë", tha Osmani. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR