• e hënë, 23 dhjetor 2024

OSBE-ja ka rezerva serioze për zgjedhjet në Azerbajxhan

OSBE-ja ka rezerva serioze për zgjedhjet në Azerbajxhan

 Baku, 8 shkurt 2024 (MIA) - Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në zgjedhjet e Azerbejxhanit njoftuan se la çështje serioze në lidhje me numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vendit, të cilat u mbajtën një ditë më parë.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev është rizgjedhur në këtë post me më shumë se 90 për qind të votave.

Aktivistët e të drejtave të njeriut pretendojnë se këto zgjedhje në Azerbajxhan nuk ishin as të lira dhe as të drejta.

Misioni vëzhgues i OSBE-së raportoi se votimi karakterizohej nga mungesa e alternativave reale politike në një mjedis të kufizuar dhe se kishte indikacione për mashtrim të votave, në mënyrë që një person ka dorëzuar disa fletëvotime të plotësuara.

Baku zyrtar ende nuk e komentoi qëndrimin e misionit vëzhgues. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR