Orban: Zelenski po përdor taktikën e tij të zakonshme të shantazhit moral, por populli hungarez ka vendosur
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për se "përdorë taktikën e tij të zakonshme të shantazhit moral".
- Post By Fami Bajrami
- 11:05, 7 tetor, 2025
Budapest, 7 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për se "përdorë taktikën e tij të zakonshme të shantazhit moral".
"Duket se presidenti Zelenski dëshiron të vendos se çfarë është më e mira për hungarezët. Ai po përdor përsëri taktikat e tij të zakonshme të shantazhit moral për të detyruar vendet të mbështesin përpjekjet e tij ushtarake", ka thënë kryeministri hungarez.
I nderuar z. president me gjithë respektin e duhur, Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral për të mbështetur pranimin e Ukrainës në BE. Asnjë vend asnjëherë nuk është shantazhuar në BE - dhe kjo nuk do të ndodhë as këtë herë, thekson Orbani në një postim në X.

Marrëveshja e BE-së nuk lë vend për paqartësi: shtetet anëtare vendosin unanimisht për anëtarësimin. Populli hungarez ka vendosur. Në referendum ata me shumicë dërrmuese i thanë "jo" anëtarësimit të Ukrainës në BE. Nëse doni ta ndryshoni këtë, fushata juaj mediatike kundër Hungarisë ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të përfituar miq”, shkroi Orbani në X.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp me kryeministrin holandez, Dik Shuf, Zelenski deklaroi se Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së pavarësisht qëndrimit të Orbanit.
“Ukraina do të jetë në BE, me ose pa Orbanin, sepse kjo është zgjedhja e popullit ukrainas”, theksoi Zelenski.
Ai komentoi mbi mundësinë e ndryshimit të rregullores në mënyrë që zgjerimi i BE-së të mos kërkojë një vendim unanim.
“Ndryshimi i procedurës do të thotë të gjesh një rrugë pa Hungarinë. Kur shumica, të gjitha vendet përveç Hungarisë, mbështesin Ukrainën, ata e kuptojnë se si duhet bërë kjo”, vuri në dukje ai.
Foto: arkivi i MIA-s