• e diel, 09 mars 2025

Orban paralajmëron mbajtjen e një referendumi për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Orban paralajmëron mbajtjen e një referendumi për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Budapest, 7 mars 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka vendosur të shpall referendum për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, njoftuan mediat hungareze.

Kryeministri mbrëmë para përfaqësuesve të mediave në Bruksel, ku u mbajt samiti i jashtëzakonshëm i BE-së për Ukrainën, deklaroi se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në bllokun evropian duhet të ngrihet përsëri "seriozisht" dhe se duhet marrë një "vendim i përgjegjshëm" në rrethanat aktuale.

Një vendim i tillë nuk duhet të merret pa opinionin, kështu që një referendum për këtë çështje do të mbahet në Hungari, shtoi Orban. Sipas tij, mund të pritet në javët në vazhdim.

Njëzet e gjashtë vende anëtare të BE-së - me përjashtim të Hungarisë - nënshkruan deklaratë të përbashkët në Bruksel për mbështetje të Ukrainës.

Sipas Orbanit, ndihma financiare për Kievin, kombinuar me "barrën" nga anëtarësimi eventual i Ukrainës në BE, është jashtë aftësive të ekonomisë evropiane dhe ndihma financiare për Ukrainën "do të shkaktonte dëm të madh për Evropën". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR