• e shtunë, 20 korrik 2024

Orban: Misioni paqësor për Ukrainën përparon mirë, ajo që është planifikuar është arritur

Orban: Misioni paqësor për Ukrainën përparon mirë, ajo që është planifikuar është arritur

Budapest, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se "misioni i tij paqësor" për Ukrainën po përparon mirë dhe se deri më tani ajo që ishte planifikuar është arritur.

Duke arritur në samitin e katërt të Bashkësisë politike evropiane (BPE) në pallatin Blenim pranë Oksfordit, Orban, duke komentuar bisedimet e tij të fundit për arritjen e paqes në Ukrainë, tha se zgjidhja e konfliktit nuk është në fushëbetejë.

"Shumë vende mendojnë se mund t'i shkatërrojnë rusët me forcë ushtarake. Unë nuk jam dakord me këtë. Unë njoh edhe rusët edhe ukrainasit. Zgjidhja nuk është në fushëbetejë", tha Orbani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR