Orban: Bota është një vend më i sigurt pas samitit Tramp-Putin
- Bota është një vend më i sigurt pas takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
- Post By Sara Ademi
- 12:53, 16 gusht, 2025
Budapest, 16 gusht 2025 (MIA) - Bota është një vend më i sigurt pas takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
"Për vite me radhë kemi parë teksa dy fuqitë më të mëdha bërthamore eliminuan kornizën e bashkëpunimit të tyre dhe i dërguan mesazhe njëra-tjetrës”, shkroi Orban në Fejsbuk.
Ai shtoi se tani kjo praktikë ka mbaruar.
"Bota është një vend më i sigurt sot sesa ishte dje", tha Orban.
Udhëheqësit botërorë reaguan sot ndaj samitit midis presidentit të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp, dhe Vladimir Putin, dhe siç raportuan mediat, reagimet ishin të ndara - disa kritikuan mungesën e rezultateve konkrete, ndërsa të tjerë theksuan rëndësinë e vetë dialogut. sa/
foto: MIA