• e mërkurë, 26 qershor 2024

Orban bisedoi me Melonin dhe Moravjeckin në prag të takimit të liderëve të BE-së

Orban bisedoi me Melonin dhe Moravjeckin në prag të takimit të liderëve të BE-së

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban ka takuar sot kryeministren italiane Xhorxha Meloni, me të cilën ka diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, tha zëdhënësi i Orbanit, Bertalan Havashi.

Havashi tha se Orban dhe Meloni kanë diskutuar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën evropiane dhe detyrat që janë para Këshillit Evropian, i cili mbledh liderët e BE-së, si dhe presidencën e ardhshme të Hungarisë me Këshillin e BE-së, transmeton MTI.

"Orban në Bruksel bisedoi edhe më ish kryeministrin e Polonisë, Mateush Moravjecki për bashkimin e të djathtës evropiane", shtoi Havashi. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR