• e premte, 05 korrik 2024

Operohet Guardiola, në stolin e Mançester Sitit do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtarëve

Operohet Guardiola, në stolin e Mançester Sitit do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtarëve

Mançester, 22 gusht 2023 (MIA)- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i është nënshtruar sot një intervenimi kirurgjik.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për një operim të lehtë pas problemeve që kishte me shpinën.

Ai është operuar me sukses në Barcelonë ku dhe do të vazhdojë rehabilitimin.

Pritet që Guardiola t'u kthehet detyrave në Siti pas ndeshjeve të kombëtareve në shtator.

Në ndeshjet e radhës të Mançester Sitit, skuadra do të drejtohet nga Huanma Lilo, asistenti i parë i Guardiolës.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR