Olimpiakos e fitoi Ligën e konferencave, trofeu i parë evropian për ekipin grek
- Futbollistët e Olimpiakosit e fituan titullin në Ligën e konferencave, pasi mbrëmë në Athinë e kanë mundur Fiorentinën me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve.
- Post By Besnik Shuki
- 07:14, 30 maj, 2024

Athinë, 30 maj 2024 (MIA) - Futbollistët e Olimpiakosit e fituan titullin në Ligën e konferencave, pasi mbrëmë në Athinë e kanë mundur Fiorentinën me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve.
Fitoren e madhe Olimpiakosit në finalen e luajtur në stadiumin e rivalit të qytetit AEK, e solli Ajub El Kabi në minutën e 116-të.
Ky është trofeu i parë evropian në historinë e klubit për Olimpiakosin.
Fiorentina, ndërkaq, humbi në pesë nga gjashtë finalet e saj evropiane. bsh/
Foto: Fejsbuk