• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Mbi 100 pacientë nesër do të evakuohen nga Gaza

OBSH: Mbi 100 pacientë nesër do të evakuohen nga Gaza

Gjenevë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 100 pacientë përfshirë edhe fëmijë që vuajnë nga trauma dhe sëmundje kronike, nesër do të evakuohen nga Gaza, deklaroi sot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për territorin e okupuar palestinez, Rik Peperkorn.

"Këto janë masa ad hok. Ajo që ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës është vendosja e një evakuimi të përhershëm mjekësor nga Gaza", tha Peperkorn duke shtuar se 12.000 njerëz presin të evakuohen.

Pacientët nesër do të udhëtojnë me një autokolonë të madhe përmes vendkalimit Kerem Shalom për në Izrael, para se të largohen për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas një pjesë e tyre do të vazhdojnë udhëtimin për në Rumani.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR