• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë deri më 10 qershor, filloristët deri më 17, do të merret vendim si do të kompensohen dy të mërkurat për zgjedhje

Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë deri më 10 qershor, filloristët deri më 17,  do të merret vendim si do të kompensohen dy të mërkurat për zgjedhje

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Me vendim të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila pason me kërkesë të Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme, viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave të mesme do të përfundojë më 10 qershor në vend që më 17 qershor, siç është parashikuar më parë me kalendarin për organizimin e mësimit.

Për filloristët mbetet dispozita që të mësojnë deri më 17 qershor, ndërsa të gjithë do të kenë pushim pranveror nga 29 prilli deri më 6 maj të vitit 2024.

MASH do të duhet në mënyrë plotësuese të marrë vendim se si do të kompensohen dy ditët e lira për nxënësit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të mërkurën më 24 prill dhe të mërkurën më 8 maj dhe nëse kjo do të ndikojë në afatin për përfundimin e vitit shkollor. Ministri dikasterial sot tha se kur do të ketë vendim të Qeverisë, do të njoftohet opinioni publik.

"Në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm janë të përcaktuara saktë ditë të lira në arsimin fillor. Në Ligjin për arsim të mesëm nuk është caktuar ky detyrim ligjor për numër të saktë të ditëve të lira. Të gjitha vendimet merren në konsultim me ata që janë të involvuar. Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme kërkoi përveç pushimit pranveror për shkak të prpocedurave administrative të regjistrimit të fëmijëve në arsimin e lartë, arsimi i mesëm të përfujndojë më 10 qershor, këtë e ka lejuar ligji dhe ne këtu kemi vepruar", tha Shaqiri sot në konferencën për shtyp duke u përgjigjiur në pyetjet e gazetarëve.

Theksoi se do të shqyrtohet në Qeveri edhe çështja për ditët e lira për shkak të zgjedhjeve.

"Do të duhet të shqyrtohet se si mund të veprohet për ato dy ditë që janë parashikuar në kalendar në numrin  e përgjithshëm të ditëve në vit për realizimin e mësimit. Do të njoftojmë me kohë kur do të ketë vendim qeveritar për këtë", tha Shaqiri.

Nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme janë edhe dy ditë në pushim dhe do të kthehen në mësim të hënën, më 22 janar, për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/2024. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR