• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF "Johan Hajnrih" - Pestaloci" për të ndjerën Vanja Gjorçevska

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Në SHFK "Johan Hajnrih - Pestaloci" sot është hapur libri i zisë për 14-të vjeçaren Vanja Gjorçevska.

Në hyrjen zyrtare të shkollës të afërmit dhe të gjithë qytetarët të cilët duan të shprehin nderime vijnë për të nënshkruar në librin e zisë dhe shprehin ngushëllimet e tyre për jetën e shuar para kohe të Vanjës.

Udhëheqësia e shkollës në bashkëpunim me disa psikologë sot janë në gatishmëri të plotë për të siguruar mbështetje për nxënësit dhe komunikojnë me ta në mënyrë që të gjithë ta kenë më të lehtë tejkalimin e kësaj ngjarje tragjike.

Përveç prindërve të fëmijëve nga shkolla, ngushëllimet e tyre i shprehën edhe qytetarët tjerë, si dhe përfaqësues të Komunës Qendër së bashku me kryetarin e komunës Goran Gerasimovski.

Nga Vanja Gjorçevska lamtumirën e fundit e dhanë edhe mësimdhënësit e SHF "Johan Hajnrih Pestaloci" në profilin e shkollës në Fejsbuk.

Edhe kryetari i Komunës Qendër Gerasimovski shprehu ngushëllime dhe u nënshkrua në Librin e zisë.

Lidhur me rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit për momentin në konferencën për shtyp mbajnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR