• e mërkurë, 02 tetor 2024

Numri i të vdekurve nga uragani Helena në SHBA është ritur në mbi 130, miliona pa energji elektrike

Numri i të vdekurve nga uragani Helena në SHBA është ritur në mbi 130, miliona pa energji elektrike

Uashington, 1 tetor 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga uragani Helena në gjashtë shtete amerikane është rritur në mbi 130, duke lënë miliona pa energji elektrike dhe pa qasje në internet.

Ekipet e shpëtimit në pjesët perëndimore të Kalorinës Veriore po përpiqen të arrijnë tek njerëzit, fati i të cilëve nuk dihet ende, tre ditë pasi Uragani Helena shkatërroi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pasi punëtorët e ndihmës së shpejtë arritën deri te zonat që janë të izoluara për shkak të rrugëve të shembura dhe përmbytjet e rënda.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Liz Shervud Randall, tha se deri të hënën pasdite, rreth 600 persona të zhdukur nuk ishin gjetur, me vlerësime se disa mund të jenë tashmë të vdekur. Në qarkun malor Bumkum të goditur rëndë në Karolinën e Veriut, ku ndodhet qyteti Eshvill, 40 njerëz vdiqën, deklaroi dje sherifi lokal.

Furnizimet me ujë dhe ushqime u dërguan me helikopterë dhe aeroplanë për banorët e zonave që mbetën të izoluara nga përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR