Numri i palestinezëve prej fillimit të luftës në Gazë tejkaloi 50.000
- Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se në sulmet izraelite në 24 orët e fundit jetën e humbën 41 persona, ndërsa 61 janë lënduar.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:21, 23 mars, 2025

Gazë, 23 mars 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se në sulmet izraelite në 24 orët e fundit jetën e humbën 41 persona, ndërsa 61 janë lënduar.
Sipas kumtesës, me viktimat e fundit, prej fillimit të luftës para 17 muajve janë vrarë gjithsej 50.021 palestinezë, ndërsa 113.274 janë lënduar, kumtoi Al Xhazira.
Shtohet se një numër i madh i viktimave në sulmin e fundit akoma janë nën rrënoja. ab/
foto: ЕPА