• e mërkurë, 26 mars 2025

Dy gazetarë kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Dy gazetarë kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 24 mars 2025 (MIA) - Televizioni i Katarit Al Xhezira njoftoi sot se një gazetar i tyre është vrarë në një sulm izraelit ndaj automobilit të tij në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Hosam Shabat punonte për Al Xhezira Mubasher, një shërbim në gjuhën arabe.

Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës e konfirmoi këtë, si dhe vdekjen e një punonjësi në televizionin palestinez "Xhihadi Islamik Palestina Sot", Mohamed Mansur, në një tjetër sulm në pjesën jugore të territorit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR