• e martë, 25 mars 2025

Tramp për negociatat për luftën në Ukrainë: Në këtë moment po flasim për territore

Tramp për negociatat për luftën në Ukrainë: Në këtë moment po flasim për territore

Uashington, 24 mars 2025 (MIA) - Në zhvillimin e deritanishëm të negociatave në Riad, dje është mbajtur takim mes delegacionit amerikan dhe përfaqësuesve ukrainas, ndërsa sot me delegacionin rus.

Bisedat kryesisht deri tani janë përqëndruar në armëpushimin e kufizuar, i cili do të mundësojë siguri në qarkullimit detar në Detin e Zi deri dhe nga Ukraina. Por, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se tani në tryezë ka edhe tema tjera.

"Në këtë moment po flasim për territore. Po flasim për linja të kufizimit. Po flasim për pronësi të elektranave. Disa thonë se SHBA-ja duhet t'i posedojë elektranat...pasi e kemi atë ekspertizë", tha Tramp.

Në ditët e fundit, negociatat janë përqëndruar në mundësinë e ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, të cilat mund të hapin rrugën për një armëpushim të përkohshëm dhe më pas një marrëveshje të përhershme paqësore. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR