• e premte, 05 dhjetor 2025

Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll zjarret në "Jasen", në Dollnen dhe në Kozhuf

Nuk ka zjarre aktive, nën kontroll zjarret në

Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) - Nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura në territorin e shtetit, sipas të dhënave deri në orën 7 të mëngjesit, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza.

Janë vënë nën kontroll zjarret në komunat Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dollnen.

Në "Jasen" është djegur pyll i përzier. Në malin Kozhuf ka zjarr tokësor. Në territorin e fshatrave Dollgaec dhe Strovi, gjithashtu  është djegur pyll i përzier. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR