Nuk ka zjarre aktive, 28 janë shuar ditën e djeshme
- Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dhe shuar gjithsej 28 zjarre në ambiente të jashtme, ndërsa sot nuk ka zjarre aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dhe shuar gjithsej 28 zjarre në ambiente të jashtme, ndërsa sot nuk ka zjarre aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
QMK-ja thekson se të gjitha zjarret janë shuar, përfshirë edhe zjarrin më të gjatë që shpërtheu mbi fshatin Smolare, në malin e Belasicës, i cili mund të shndërrohej në një të rrezikshëm në pyll dhe në fshat.
"Zjarr pyjor afër pjesës së sipërme të fshatit Smolare, ku aty afër ka edhe një pyll me pisha që mund të preket lehtësisht, mund ta kërcënonte fshatin, nëse nuk do të ishte konstatuar me kohë se po ndizej disa herë, me qëllim që te lokalizohet dhe te shuhet", shqaruan nga QMK-ja.
Përveç zjarrit të madh, siç njofton QMK, gjatë ditës së djeshme janë shuar dy zjarre në rrethinën e Komunës së Novosellës dhe dy në rrethinën e Manastirit, një në afërsi të Krushevës, katër në afërsi të Prilepit. nga dy në rrethinën e Resnjës, Komunës së Çeshinovës Obleshevës dhe Gostivarit, pesë zjarre në rrethinën e Tetovës dhe nga një në rrethinën e Bogdancit, Kërçovës, Dibrës, Strugës, Velesit, Kavadarit, Rankovcës dhe Çuçer Sandevës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s