• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka takim të dakorduar Mickoski - Radev në Budapest

Nuk ka takim të dakorduar Mickoski - Radev në Budapest

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski deklaroi sot se nuk ka dakorduar takim me presidentin bullgar Ruman Radev në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Budapest, që mbahet nesër. 

“Jo, por jam i gatshëm të bisedoj me çdonjërin, kudo në bazë të marrëveshjes së vërtetë që do të na dërgojë te qëllimi, është jo ta bëjmë vetëm hapin e parë”, tha Mickoski sot i cili ishte në takim me përfaqësues të Masit. 

Kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Kodin Penal dhe vërejtjet e KE-së, tha se ai do të përfshihet me reformat në sistemin gjyqësor, por tha se kjo nuk e zgjidh problemin me “kriminelët” nga shtatë vitet e kaluara. Ata, thotë Mickoski, nuk arritën të amnistoheshin, duke paralajmëruar se këto ditë publiku do të dëgjojë. 

Për fat të keq, shtoi kryeministri, kriminelët politikë shtatë viteve të kaluara i robëruan institucionet, ndërsa ndërkohë blinin qendra tregtare dhe dyqane në qendër të kryeqytetit, e shitën shtetin dhe bënë gabime. 

“Ne nuk do të bëjmë gabime të tilla, dhe ne kur do të ulemi në tavolinë do të negociojmë deri në zgjidhjen përfundimtare, jo të bëjmë vetëm një hap. Nuk duam juve qytetarëve tu mbajmë peng”, tha Mickoski. 

Lidhur me Kodin Penal dhe largimin e anëtarëve të diskutueshëm, kryeministri thotë se kriminelët politikë e kanë bërë për vete që të mbrohen. “Tani më rigorozë, hajde ta sjellim gijotinën, do t'i drejtohen atij që do t'i amnistojë, sepse ju kanë marrë qindra miliona para tuaja, para të popullit”, tha Mickoski. fc/

Fotografia:Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR