• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në VK Tabanoc

Nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në VK Tabanoc

Kumanovë, 13 prill 2023 (MIA) - Sot nuk ka tollovi në vendkalimin kufitar Tabanoc, korsitë për hyrje dhe dalje janë të hapura dhe nuk ka pritje më të gjata. Udhëtarët të cilët sot hyjnë në shtet, thonë se kthehen për festat fetare Ramazan dhe Pashkët.

Sipas të dhënave të MPB-së, nga dita e premte më 7 prill nga mesnata e deri sot deri ora 11, në shtet kanë hyrë 22.686 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 26,459 të huaj. Në periudhën e njëjtë nga shteti kanë dalë 24.468 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 21.446 të huaj.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut filluan të kthehen që para dy javëve që t'i kalojnë festat në vend. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR