• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024, pohon Besimi

Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024, pohon Besimi

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024, është i vendosur ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, Besimi tha se në Buxhet nuk janë planifikuar para për rritjen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në përputhje me pajtueshmërinë ligjore.

"Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024. Kjo do të thotë se ky është reflektim i politikës së shpallur nga Qeveria se do të ketë ndërhyrje në ligj që të mos ndodhë kjo në vitin 2024. Nuk ka para për rritjen shtesë konform ligjit ku çdo vit pasohen me rritje sipas përshtatjes me pagën mesatare. Në buxhet nuk ka para për rritje shtesë të pagave për zyrtarët dhe personat e emëruar", tha Besimi.

Lidhur me konkurset për punësim në institucionet shtetërore, Besimi tha se ka një dalje të stafit në institucione dhe se vendet e lira duhet të plotësohen. Sipas konkluzionit të Qeverisë, lejohet edhe shndërrimi i marrëdhënies së punës nga fikse në të pacaktuar, por duhet të jetë në kuadrin e buxhetit të institucionit.

"Ka pasur një konkluzion të Qeverisë dhe më pas një vendim që është zbatuar në të gjitha institucionet, në kuadër të buxhetit, në të njëjtin nivel pagash, që ata që kanë qenë me afat të caktuar për më shumë se dy vjet të mund të marrin statusin e rregullt në marrëdhënie pune, por që të realizohet përmes shpalljes publike në mënyrë konkurruese", ka sqaruar Besimi.

Sa i përket Ministrisë që ai drejton, ai theksoi se çdo vit ka një dalje të konsiderueshme të kuadrit, kështu që në vitin 2021 nga Ministria janë larguar 56 persona, në vitin 2022, 67 persona dhe vitin e kaluar rreth 40 persona. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR