Nuk ka bllokadë në vendkalimin kufitar Evzoni
- Vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) sonte nuk është i bllokuar nga bujqit grekë edhe krahas paralajmërimeve se nga ora 19 deri në orën 21 do të jetë i mbyllur sipas kohës së Maqedonisë së Veriut ai do të jetë i mbyllur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:52, 23 shkurt, 2024
Strumicë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) sonte nuk është i bllokuar nga bujqit grekë edhe krahas paralajmërimeve se nga ora 19 deri në orën 21 do të jetë i mbyllur sipas kohës së Maqedonisë së Veriut ai do të jetë i mbyllur.
Këtë për MIA-n e ka bërë të ditur shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug pranë MPB-së, Sllavço Bogev.
Sipas paralajmërimeve të sotme të bujqve grekë nga pjesa veriore e vendit vendkalimi duhej të bllokohet periodikisht për një kohëzgjatje prej dy orësh dhe çdo gjysmë ore automjetet dhe kamionët do të lëshohen pas dhjetë minutave.
Përndryshe, vendkalimi kufitar Evzoni edhe dje nuk u bllokua, edhe pse pati paralajmërime nga bujqit grekë. Ata paralajmëruan se bllokadat do t’i organizojnë çdo ditë deri të hënën më 26 shkurt
Foto: Arkivi i MIA-s