• e shtunë, 05 tetor 2024

Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në ANEB këtë javë

Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në ANEB këtë javë

Vjenë, 7 mars 2023 (MIA) - Nuk do të ketë rezolutë të re për dënim të Iranit në Bordin e guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) këtë javë, kumtuan burime diplomatike.

"Nuk do të ketë zgjidhje", deklaruan dje tre diplomatë perëndimore.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë së KB-së, Rafael Grosi e vizitoi Teheranimn të premten dhe të shtunën, ku u takua me presidentin Ebrahim Raisi për shkak të shqetësimit të rritur për progresin e programit bërthamor iranian.

Pas kthimit, ai publikoi se Republika Islamike lshtë pajtuar ta ripërtërijë punën e kamerave për mbikëqyrje për disa objekte të saj bërthamore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR