Nuk do të ketë krizë energjetike, jemi të përgatitur dhe punojmë që kjo të mos ndodhë, thotë Mickoski
- – Kryeministri Hristian Mickoski siguron se nuk duhet të frikësohemi nga kriza energjetike me mungesë të gazit në shtet pas sanksioneve nga SHBA-ja dhe BE-ja drejt Rusisë, sepse, siç deklaroi sot, Qeveria është e përgatitur dhe punon që kjo të mos ndodhë.
- Post By Fitore Curri
- 12:36, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski siguron se nuk duhet të frikësohemi nga kriza energjetike me mungesë të gazit në shtet pas sanksioneve nga SHBA-ja dhe BE-ja drejt Rusisë, sepse, siç deklaroi sot, Qeveria është e përgatitur dhe punon që kjo të mos ndodhë.
Në pyetjen e gazetarëve Mickoski potencoi se edhe gjatë aktiviteteve të fundit për riparimin e gazsjellësit nuk mbetëm pa gaz, gjegjësisht ngrohtoret punuan.
“Jo, nuk do të ketë, ne jemi të përgatitur, e kemi parashikuar këtë për një kohë të gjatë dhe po punojmë së bashku me disa nga dikasteret brenda Qeverisë që të mos ndodhë kjo. E dini, pati edhe aktivitete riparimi në gazsjellësin që u nënshkruan nga qeveria e mëparshme në largim, kështu që nuk mbetëm pa gaz, domethënë, ngrohtoret funksiononin. Ne i parashikojmë të gjitha këto gjëra, por është normale për gjërat që janë punë aktuale e Qeverisë. Nuk duhet ta ngarkojmë publikun me gjëra të tilla të vogla dhe nuk do të ketë diçka të tillë”, tha Mickoski, kur u pyet nëse, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë, duhet të kemi frikë nga një krizë e re energjetike.
Mickoski i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot ishte për vizitë në SPQ “8 Shtatori”, ku ishte promovuar pajisja e re – oda hiperbarike për mjekimin e plagëve kronike, djegieve, por edhe trajtimin e sportistëve. fc/
Foto: printskrin