NPRRSH: Pastrim i vegjetacionit në qarkoret në autostradën A1, siguria prioritet kryesor
- Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale - NP "Rrugët e Maqedonisë" po kryen aksion të madh për pastrim vjeshtor të vegjetacionit në drejtimet rrugore dhe qarkoret në hyrje të kryeqytetit Shkup, kumtoi sot pasdite Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).
- Post By Arta Bunjaku
- 18:45, 28 nëntor, 2025
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale - NP "Rrugët e Maqedonisë" po kryen aksion të madh për pastrim vjeshtor të vegjetacionit në drejtimet rrugore dhe qarkoret në hyrje të kryeqytetit Shkup, kumtoi sot pasdite Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).

Aksioni bëhet me urdhër të NPRRSH-së ndërkaq zbatohet në pajtim me Programin vjetor për mirëmbajtje të rrugëve shtetërore.
"Vegjetacioni i bujshëm nuk është i pranishëm vetëm në periudhën e pranverës por kur kemi reshje të rrëmbyeshme edhe në periudhën e vjeshtës dhe mu për këtë arsye në pikat më kritike filluam me pastrim gjithpërfshirës të një pjese të akseve të autostradës, e poisaçërisht me këtë aksion janë përfshirë qarkoret Hipodrom, Belvi, Petrovec dhe Milladinovci ku ka frekuentim të madh të trafikut edhe në këtë periudhë të vitit", kumtoi NPRRSH në faqen e vet në Fejsbuk.

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore çdo vit përmes marrëveshjes ia beson mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale - NP "Rrugët e Maqedonisë". ab/
Fotо: Fejsbuk NPRRSH