• e diel, 07 korrik 2024

NP "Higjiena Komunale" - Shkup këtë fundjavë ka grumbulluar 25 metra kub mbeturina nga deponitë e egra

NP

 

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë fundjavës ka grumbulluar 25 metra kub mbeturina nga deponitë e egra, thuhet në kumtesën e sotme të kompanisë.

"Gjatë ditës së djeshme, NP "Higjiena Komunale" - Shkup ka kryer fshirjen dhe largimin e mbeturinave të deponuara në hapësirat publike dhe të trafikut pas përfundimit të ngjarjes "Vozit drejt, vozit shëndetshëm", i cili në organizim të Qytetit të Shkupit u mbajt në lëvizjen nga Porta Maqedonia deri në Parkun e Qytetit. Në të njëjtën kohë, gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e kompanisë morën dhe transportuan përafërsisht 25 metra kub mbeturina, mbeturina ndërtimore dhe të përziera komunale nga dy deponi të egra, të vendosura në rrugën "Sllavej Planina" - afër Teçes në Shkup dhe në rruga “Samoilova”, në afërsi të ambasadës amerikane", thuhet në kumtesën.

Eko-patrullimi i ndërmarrjes, siç shtohet, ka përgatitur shtatë procesverbale për personat e gjetur duke hedhur mbeturina ilegalisht në rrugët “Kërste Asenov” dhe “Emin Duraku” në komunën e Çairit, “Hoshimin” në komunën e Butelit, “Petar Pop Arsov” në komunën Qendër, si dhe në rrugën “Mile Pop Jordanov” dhe bulevardin “Aradhet Partizane” në komunën e Karposhit. ls/

Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR