Notingem Foresti shkarkon Postekoglun pas gjashtë humbjeve në tetë ndeshje
- Notingem Foresti e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Anzhe Postekoglun, bën të ditur Pres shërbimi i klubit të Premier ligës angleze.
- Post By Fami Bajrami
- 17:40, 18 tetor, 2025
Notingem, 18 tetor 2025 (MIA) - Notingem Foresti e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Anzhe Postekoglun, bën të ditur Pres shërbimi i klubit të Premier ligës angleze.
"Klubi i futbollit Notingem Forest mund të konfirmojë se pas një sërë rezultatesh dhe performancash zhgënjyese, Postekoglu është shkarkuar nga pozita e trajnerit kryesor", thuhet në komunikatë.
Trajneri 60-vjeçar ka qenë në krye të këtij klubi që nga 9 shtatori.
Sot ekipi pësoi një humbje të rëndë 3-0 në shtëpi ndaj Çellsit.
Në total, Notingem Foresti ka luajtur tetë ndeshje nën drejtimin e Postekoglut duke regjistruar gjashtë humbje.
Foto: EPA