• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nominohet një prokuror publik për monitorimin e rasteve për vepra penale të urrejtjes dhe diskriminimit

Nominohet një prokuror publik për monitorimin e rasteve për vepra penale të urrejtjes dhe diskriminimit

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Emilia Mizo Dimkov është nominuar për prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për monitorimin e rasteve për vepra penale të urrejtjes dhe diskriminimit.

Prokuroria Publike ka bërë të ditur sot se vendimi për nominim është marrë në bazë të konkluzioneve të takimit të mbajtur më 20 maj të këtij viti me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.

"Nominimi i prokurores publike Emilia Mizo Dimkov është iniciativë fillestare e KVIR Qendra Shkup - Shoqata për pakicat seksuale dhe gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të inicojë edhe formimin e një rrjeti të organizatave joqeveritare për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet sektorit civil dhe Prokurorisë Publike në trajtimin e rasteve të krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, për të cilat është paralajmëruar edhe mbështetja e Këshillit të Evropës", thonë nga PP.

Prokurorja publike e nominuar do të ketë autoritetin për të monitoruar procedurat në rastet dhe të realizojë kontakte me ankuesit dhe me organizatat joqeveritare që përfaqësojnë interesat e personave të cilët paraqiten si palë të dëmtuara në raste të tilla. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR