• e premte, 08 nëntor 2024

"Nju jork tajms": Bajdeni ka miratuar strategji sekrete bërthamore për ta ndalur Kinën

Uashington, 21 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden së fundmi miratoi një plan të klasifikuar për strategji bërthamore e cila përshkruan parandalimin bërthamor të Kinës në mënyrë që të pengohet zgjerimi i arsenalit bërthamor të Pekinit, kumtoi mbrëmë gazeta "Nju jork tajms".

Bajden gjithashtu urdhëroi forcat amerikane të jenë gati për sulme të mundshme bërthamore të koordinuara nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Zgjerimi i shpejtë i forcave bërthamore të Kinës në dekadën e ardhshme mund të përshtat ato të SHBA-së dhe të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë asnjëherë zyrtarisht nuk kishte kumtuar se Bajdeni kishte miratuar strategjinë e rishikuar, të njohur si "Doracaku për përdorimin e armëve bërthamore", theksohet në artikullin e gazetës. Një raport i paklasifikuar për rishikimin e strategjisë pritet të dërgohet deri te Kongresi përpara se Bajdeni të largohet nga detyra.

Në paraqitjet e fundit publike dy përfaqësues të lartë të administratës u lejuan të përmendnin në mënyrë indirekte rishikimin e strategjisë, kumtoi gazeta. Strategjia azhurnohet përafërsisht në çdo katër vjet.

Kjo administratë, si dhe katër ato të mëparshme, ka publikuar Rishikimin e politikave bërthamore dhe Doracakun për planifikim të armëve bërthamore, tha Shon Savet, përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë.

"Megjithëse teksti konkretisht i Doracakut është i besueshëm, ekzistimi i tij nuk është sekret. Doracaku i lëshuar në fillim të vitit, nuk është një përgjigje ndaj ndonjë personi, vendi apo kërcënimi specifik", shton Savet. rq/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR