• e shtunë, 06 korrik 2024

Nju Jorku padit kompanitë e autobusëve për transportimin e emigrantëve nga Teksasi

Nju Jorku padit kompanitë e autobusëve për transportimin e emigrantëve nga Teksasi

Nju-Jork, 5 janar 2024 (MIA) - Nju Jorku ka paditur 17 kompani autobusësh për transportimin e më shumë se 33,000 emigrantëve në Nju Jork nga Teksasi, si pjesë e fushatës së guvernatorit republikan të Teksasit për të deportuar njerëzit që kalojnë ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë.

Qyteti po kërkon 708 milionë dollarë, që pretendon se është kostoja e ofrimit të strehimit dhe shërbimeve për emigrantët gjatë dy viteve të fundit, sipas padisë së paraqitur në Gjykatën e Shtetit të Nju Jorkut në Menheten. Shteti i Teksasit nuk është në mesin e të akuzuarve.

Kompanitë akuzohen për shkelje të ligjit njujorkez të shekullit të 19-të, i cili lejon këdo që transporton një "person të varfër" në Nju Jork nga një shtet tjetër, i cili me siguri do të kërkojë ndihmën e qeverisë për t'u kthyer.

Qyteti pretendon se kompanitë fituan miliona dollarë duke transportuar me vetëdije emigrantët që kishin nevojë për strehim dhe shërbime. Ata sollën dhjetëra mijëra emigrantë nga Teksasi në qytete të tjera amerikane, përfshirë Çikagon dhe Uashingtonin, sipas padisë.

Disa kompani gjithashtu shkelën një urdhër nga kryetari i komunës së qytetit të Nju Jorkut, Erik Adams që kërkon nga operatorët e autobusëve të njoftojnë qytetin nëse ata mbajnë dhjetë ose më shumë udhëtarë të cilët me siguri do të kërkojnë strehim urgjent, theksohet në padi.

Guvernatori i Teksasit Greg Abot filloi të dërgonte autobusë me emigrantë në Nju Jork dhe qytete të tjera demokratike në vitin 2022, në përgjigje të numrit rekord të emigrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht.

Administrata e Bajdenit ngriti një padi të mërkurën duke kërkuar të heqë një ligj të ri të Teksasit që u jep zyrtarëve të shtetit kompetenca të gjera për të arrestuar, ndjekur penalisht dhe dëbuar migrantët. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR