• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nju Jork Tajms: Administrata e Trampit zhvillon plan për aneksim të Grenlandës

Nju Jork Tajms: Administrata e Trampit zhvillon plan për aneksim të Grenlandës

Uashington, 12 prill 2025 (MIA) - Synimi afatgjatë i presidentit amerikan Donald Tramp që Amerika të marrë Grendlandën ka kaluar nga retorikë në politikë zyrtare amerikane, kurse Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar një plan zyrtar për marrjen e atij ishulli arktik nga Danimarka, shkruan sot NjuJork Tajms.

Sipas planit të Trampit, shkruan gazeta amerikane, SHBA-ja duhet të arrijë në aneksimin e Grenlandës më shumë përmes “bindjes” sesa “pushtimit”.

Administrata amerikane përjashton mundësinë e një marrje ushtarake të ishujve, por po flet për përdorimin e "fuqisë së butë", deklaruan burime të informuara për Nju Jork Tajms.

Sipas njërit prej tyre, Uashingtoni do të nisë një fushatë mediatike për të bindur 57,000 banorët e ishullit që të kërkojnë nga SHBA-ja të aneksojë Grenlandën. Bashkëbiseduesi i gazetës thotë se reklamat në rrjetet sociale mund të përdoren për të ndikuar në opinionin publik.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka përgatitur udhëzime specifike për agjenci të ndryshme se çfarë duhet të bëjnë për të avancuar planin e përgjithshëm për aneksimin e Grenlandës. Pas kësaj, përfaqësuesit e autoriteteve amerikane do të fillonin të thoshin se Danimarka, e cila është pronare e ishullit, nuk kujdeset sa duhet për banorët e tij.

Autoritetet amerikanë gjithashtu argumentojnë se vetëm SHBA mund të mbrojë Grenlandën nga pushtimi i Rusisë dhe Kinës.

Është e mundur që administrata e Trampit të premtojë nga rreth 10,000 dollarë në vit për çdo banor të ishullit, që, siç supozohet, do të zëvendësonte subvencionin total prej 600 milionë dollarësh që Danimarka i jep çdo vit Grenlandës.

Sipas NjuJork Tajms disa zyrtarë të administratës së Trampit besojnë se këto shpenzime mund të kompensohen me të ardhurat nga nxjerrja e burimeve natyrore të ishullit, të cilat përfshijnë minerale të rralla të tokës, bakër, ar, uranium dhe naftë.

Sipas planit, disa ministri po mobilizohen pas dëshirës disavjeçare të Trampit për të fituar Grenlandën, vlera ekonomike dhe strategjike e së cilës është rritur me rritjen e temperaturave që po shkrijnë akullin e Arktikut.

Madhësia e Grenlandës prej më shumë se dy milionë kilometra katrorë i ofron gjithashtu Trampit, i cili ka ndërtuar më parë në Manhatan, një shans për të realizuar atë që ai e sheh si një nga marrëveshjet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në histori.

Autoritetet daneze këmbëngulin me zemërim se ishulli me popullsi të rrallë nuk është në shitje dhe nuk mund të aneksohet, por Tramp e ka bërë të qartë vendosmërinë e tij për ta vënë atë nën kontrollin e tij.

"Grendlanda na duhet për sigurinë kombëtare, madje edhe sigurinë ndërkombëtare, dhe ne po punojmë me të gjithë të përfshirët për ta marrë atë," tha Tramp në një fjalim në Kongres muajin e kaluar, duke shtuar: "Ne do ta marrim në një mënyrë ose në një tjetër."

Në fund të marsit, presidenti amerikan tha se kishte shumë gjasa që aneksimi i gadishullit të ndodhte pa përdorimin e forcës ushtarake. ls/

Foto: Arkivi i MIA-

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR