• e hënë, 16 dhjetor 2024

Nju Arab: Asadi supozohet se ka më shumë se 55 milionë funte në llogari bankare në Londër

Nju Arab: Asadi supozohet se ka më shumë se 55 milionë funte në llogari bankare në Londër

Londër, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al Asad supozohet se ka fond personal që kushton më shumë se 55 milionë funte në llogari bankare në Londër, njoftoi portali Nju Arab.

Burime bankare për “Di Aj pejpër” deklaruan se mjetet janë pjesë e 163 milionë funteve të cilat Asadi, familja e tij dhe aleatët e tij i kishin vendosur në llogari në Britani të Madhe. 

Sipas dokumenteve gjyqësore nga viti 2011, Asadi ka pasur rreth 40 milionë funte në llogari në bankën HCBC në Londër. Megjithatë, pasi paratë ishin ngrirë nën sanksionet e Britanisë së Madhe, Asadi nuk pati qasje në to, prandaj vazhdoi të merr kamata dhe tani ka vlerë më shumë se 55 milionë funte (66 milionë euro).

Asadi ishte sanksionuar pasi me dhunë i shtypi protestat para se të shpërthejë lufta civile në siti në vitin 2011. 

Këto para, supozohet, janë një pjesë e vogël e pasurisë së grumbulluar nga regjimi i Asadit. 

Besohet se ish presidenti ka pasuri prej gati 12,5 miliardë funte (15 miliardë euro), duke përfshirë edhe 200 tonë arë, shtëpi nëpër botë dhe rrjet të biznesit të cilat shtrihen në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR