Rreth 7.600 sirianë janë kthyer nga Turqia pas rënies së regjimit të Asadit
- Rreth 7.600 emigrantë sirianë kanë kaluar kufirin turk dhe janë kthyer në vendin e tyre pas rënies së regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad një javë më parë, deklaroi sot ministri për Punë të Brendshme i Turqisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:18, 15 dhjetor, 2024
Stamboll, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Rreth 7.600 emigrantë sirianë kanë kaluar kufirin turk dhe janë kthyer në vendin e tyre pas rënies së regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad një javë më parë, deklaroi sot ministri për Punë të Brendshme i Turqisë.
Numri i përgjithshëm i sirianëve të cilët "u kthyen vullnetarisht nga Turqia" nga 9 deri më 13 shtator arriti në 7621, shkroi Ali Jerlikaja në një postim të publikuar në Iks.
Rebelët e udhëhequr nga islamistët hyrën në Damask dhe rrëzuan Asadin nga froni më 8 dhjetor.
Ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gjuler tha poashtu sot se Ankaraja është "e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake nëse qeveria e re siriane e kërkon atë".
“Turqia është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme nëse qeveria e re e kërkon atë", tha ministri, transmetojnë mediat lokale.
Gjuler shtoi gjithashtu se duhet t'u jepen shanse autoriteteve të reja në Damask të cilët udhëhiqen nga rebelët islamikë.
Foto: Iks