Njoftim për shfrytëzuesit
- Agjencia Informative Mediatike (MIA) i njofton shfrytëzuesit se për shkak të azhurnimit dhe zbatimit të mbrojtjes shtesë nga ueb-ofruesi për shkak të sulmeve të shtuara në ditët e fundit, sot ka pasur një ndërprerje të vogël në publikimin e lajmeve.

Shkup, 16 mars 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike (MIA) i njofton shfrytëzuesit se për shkak të azhurnimit dhe zbatimit të mbrojtjes shtesë nga ueb-ofruesi për shkak të sulmeve të shtuara në ditët e fundit, sot ka pasur një ndërprerje të vogël në publikimin e lajmeve.
Ndërhyrja është kryer sot në intervalin prej orës 06:00 deri në orën 07:00.
Për shkak të rritjes së sulmeve DDoS në ditët e fundit, të cilat çuan në vështirësi afatshkurtra në komunikim, u zbatua një mbrojtje shtesë e lidhjes për neoCloud së bashku me operatorët e telekomit. Për këtë qëllim ka pasur një ndërprerje në komunikimin në rrjet.
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s