• e shtunë, 15 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një vit PPP Saubermacher: Politika, biznesi dhe komuniteti hulumtues morën pjesë në Forumin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut

Një vit PPP Saubermacher: Politika, biznesi dhe komuniteti hulumtues morën pjesë në Forumin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 14 mars 2025

Futja e menaxhimit ekologjik të mbetjeve: ky është qëllimi i partneritetit publik privat (PPP) të Saubermacher dhe qytetit të Tetovës. Ky partneritet tani feston përvjetorin e tij të parë. Me këtë rast të veçantë, pionieri i mjedisit jetësor bashkoi forcat me Advantage Austria për të qenë nikoqir i "Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor ". Fokusi ishte në momentet e mëparshme të PPP-së, ndër të tjera. Saubermacher dha gjithashtu një vështrim mbi aktivitetet e planifikuara dhe projektet pilot në qytet. Ngritja aktive e ndërgjegjësimit, deponimi i mbetjeve dhe ekspertiza logjistike nga Austria dhe një buxhet i qëndrueshëm i tarifave po kontribuojnë në sukses.

Transferimi i njohurive, staf i trajnuar dhe ndërgjegjësimi

Saubermacher mblodhi mbi 34,000 ton mbeturina komunale në territorin e komunës së Tetovës së Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar, duke hedhur themelet për deponimin e duhur të mbeturinave. Gjatë 15 viteve të ardhshme, të dy partnerët nga sektori privat dhe publik duan të rrisin menaxhimin e mbetjeve dhe burimeve në një nivel të qëndrueshëm përmes sinergjive të synuara. Hedhja masive e mbeturinave duhet të jetë një gjë e së kaluarës. Disa masa tashmë janë zbatuar me sukses në vitin e parë në qytetin me 90 mijë banorë. Gjithsej mbi 500 kosha të rinj mbeturinash u instaluan në vende veçanërisht të ngarkuara. Gjithashtu, punonjës të trajnuar kujdesen për grumbullimin me 19 kamionë mbetjesh. Sfidat financiare po menaxhohen bashkërisht. Stafi ekzistues dhe i ri është duke u integruar drejtpërdrejt në kompani. Kjo ka lehtësuar barrën mbi buxhetin e qytetit dhe ka krijuar njëkohësisht vende pune të qëndrueshme rajonale. Hapi më i rëndësishëm: ngritja aktive e ndërgjegjësimit në qytetin e dytë më të madh në Maqedoninë e Veriut. Për këtë qëllim u nisën edhe fushatat e mediave sociale dhe ato me fletushka. Përveç kësaj, fushata për mjedis jetësor ‘Generalka Ëeekend’ u lansua nga kompania maqedono-austriake ‘Man and Mountain’. Në parkun kombëtar të Sharrit, vullnetarë të shumtë morën pjesë në pastrimin e natyrës. Saubermacher mbështeti fushatën pa asnjë kompenzim financiar dhe u kujdes për transportin dhe asgjësimin profesional të gjithsej 12 tonë mbetjeve të grumbulluara. Gjatë fushatës 9 fshatra rurale të cilat gjinden në Parkun Kombëtar u lidhën për herë të parë në sistemin e grumbullimit të mbetjeve. Këtë vit, Saubermacher do të jetë partneri zyrtar i “Generalka Ëeekend”, i cili do të mbahet sërish në maj. Masat e mëtejshme tanimë janë planifikuar. Për shembull, puna edukative në shkolla dhe kopshte.

Siguria e deponimit me transparencë të plotë të kostos

Ndërsa organizimi i menaxhimit të mbetjeve mbetet në duart publike, zbatimi kryhet me ekspertizën shumëvjeçare të partnerit privat. Falë bashkëpunimit afatgjatë, mund të garantohet asgjësimi i besueshëm dhe i vazhdueshëm i mbetjeve. Kjo krijon siguri dhe garanton zhvillimin e mëtejshëm të menaxhimit të mbetjeve në rajon. Suksesi flet vetë. Për shembull, grumbullimi i veçantë i ambalazheve prej kartoni nga kompanitë në qendër të qytetit tashmë është zbatuar gjerësisht. Aktualisht është duke u planifikuar futja e grumbullimit të veçantë si një projekt pilot për familjet. Për të rritur më tej transparencën e kostos për qytetin dhe banorët e tij, Saubermacher ka prezantuar një sistem dixhital të menaxhimit dhe pagesave të faturave.

Forumi i Mjedisit Jetësor bashkon politikën, industrinë (e mbeturinave) dhe komunitetin e hulumtimit

Në Forumin Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor në Tetovë, Saubermacher dhe Advantage Austria ishin nikoqir të një dialogu me ekspertë kryesorë nga Maqedonia e Veriut, Austria dhe Sllovenia. Ata diskutuan për sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon.

Bilall Kasami, kryetar i qytetit të Tetovës: “Një vit më parë kemi iniciuar një partneritet të rëndësishëm me kompaninë Saubermacher, duke sjellë një standard të ri në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Sot qyteti ynë është më i pastër, më i rregullt dhe cilësia e jetës për qytetarët tanë është përmirësuar dukshëm. Ky është vetëm fillimi. Me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë po e bëjmë Tetovën një vend më të mirë për të gjithë.”

Hans Roth, themelues i Saubermacher: “Qëllimi ynë është të promovojmë më tej deponimin dhe riciklimin korrekt të mbeturinave në Tetovë. Materialet e riciklueshme duhet të renditen dhe të kthehen në cikël në mënyrën më të mirë të mundshme. Rritja aktive e ndërgjegjësimit në shkolla dhe kopshte, për shembull, luan një rol kyç këtu. Në përgjithësi, e shoh si përgjegjësinë dhe detyrën tonë të përcjellim njohuritë tona shumëvjeçare dhe të mbështesim vendet e tjera në përpjekjet e tyre mjedisore – për një të ardhme që ia vlen të jetohet për brezat që vijnë dhe përtej kufijve kombëtarë.”

Jürgen Schreder, Shef i Advantage Austria Serbi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut: “Ne jemi shumë krenarë që shohim suksesin e një kompanie austriake në Maqedoninë e Veriut dhe na kanë lënë përshtypje me operimet dhe angazhimet e tyre brenda komunitetit lokal. Saubermacher ka bërë një ndikim të madh në vitin e kaluar dhe unë mezi pres që në të ardhmen të shoh kontributin e çmuar në vend përmes operimeve të tyre.”

Rreth Saubermacher

Saubermacher AG është një kompani ndërkombëtare e deponimit dhe riciklimit të mbetjeve me bazë në Feldkirchen afër Graz-it. Biznesi familjar u themelua në vitin 1979 nga Hans dhe Margret Roth dhe është një partner kompetent për rreth 1,600 komuna dhe rreth 42,000 kompani. Kompania ka të punësuar rreth 3,800 në Austri, Gjermani, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Slloveni, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut. Me shërbimet e saj inteligjente dhe teknologjitë inovative (riciklimi), Saubermacher është një lider në fushën e inteligjencës së mbetjeve dhe një partner i shumë bashkive, qyteteve dhe kompanive të menaxhimit të mbetjeve. Kompania tashmë ka marrë disa çmime ndërkombëtare për përkushtimin e saj ndaj qëndrueshmërisë. Më shumë në saubermacher.at.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR