Një tifoz humb jetën gjatë finales së Ligës së kombeve
- Një tifoz ka marrë lëndime fatale pasi ra nga kati i dytë në "Alianc arena" në Munih mbrëmë gjatë finales së Ligës së kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës, bën të ditur "ESPN".
- Post By Fami Bajrami
- 10:53, 9 qershor, 2025
Munih, 9 qershor 2025 (MIA) - Një tifoz ka marrë lëndime fatale pasi ra nga kati i dytë në "Alianc arena" në Munih mbrëmë gjatë finales së Ligës së kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës, bën të ditur "ESPN".
Ndeshja nuk u ndërpre për shkak të incidentit.
"Dua të shpreh ngushëllimet e mia familjes së tifozit të ndjerë. Kjo na bën të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në jetë", tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Mbrojtësi i Portugalisë, Nuno Mendesh, gjithashtu e komentoi incidentin.
"I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tifozit të ndjerë. Kjo e vë nën hije fitoren tonë të sotme”, tha ai.
Portugalia mposhti Spanjën në finalen e Ligës së kombeve në penalti 5:3 (2:2 pas 90 minutash dhe 30 minutave kohë shtesë).
Foto: EPA