• e diel, 22 dhjetor 2024

Një seri e tërmeteve janë regjistruar nga zona epiqendrore e Prespës

Një seri e tërmeteve janë regjistruar nga zona epiqendrore e Prespës

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Një seri të tërmeteve të cilat kanë origjinë nga zona epiqendrore e Prespës, prej të cilave tre janë ndjerë nga ana e qytetarëve, regjistroi gjatë 24 orëve Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. 

Tërmeti i parë ishte regjistruar në orën 00:32, me epiqendër 120 kilometra në jug të Shkupit. Tërmeti ishte me magnitudë lokale të Rihterit ML3.8 dhe intensitet prej katër ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane. 

"Përveç shqetësim te qytetarët, sipas të dhënave të para, dëme materiale nuk janë raportuar", informoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. 

Tërmeti i dytë është regjistruar në orën 1:31, me epiqendër 124 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ishte me magnitudë lokale të rihterit ML3.3, ndërsa me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane. 

Tërmeti i tretë ishte në orën 1:33, me epiqendër 123 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Ai ishte me magnitudë lokale të Rihterit ML2.4 dhe intensitet prej dy - tre ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR