• e premte, 05 dhjetor 2025

Një person i vetëm mund të bëjë ndryshim, por ne të gjithë mund të bëjmë histori, tha kryeministri Mickoski

Një person i vetëm mund të bëjë ndryshim, por ne të gjithë mund të bëjmë histori, tha kryeministri Mickoski

Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Koha kur shumë vite përpara secili prej nesh e humbi shpresën është e kaluar. Maqedonia mund të ecë përpara. Një person i vetëm mund të bëjë ndryshim, por ne të gjithë mund të bëjmë histori, tha sonte kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski.

Së bashku, tha ai, po ndërtojmë themelet gur më gur, për një Maqedoni që do ta njohim dhe do ta duam, për një Maqedoni që e meritojmë dhe për të cilën do të krenohemi.

"Kur shikoj në sytë e njerëzve që takoj çdo ditë, e di që duhet të bëj gjithçka që mundem për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Kështu e shoh unë Maqedoninë – me dashuri dhe përgjegjësi. Për ju, për familjen tuaj, për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku, për shpresat që nuk duhet të tradhtohen. Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës, por çdo ditë që investojmë është një hap më afër një Maqedonie për të cilën do të jemi krenarë. Unë nuk premtoj përsosmëri dhe mrekulli, por premtoj sinqeritet dhe këmbëngulje në çdo hap dhe luftë për ju dhe për të ardhmen që e meritoni", tha kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në manifestimin e një viti të Qeverisë, nën sloganin "Po vjen koha e Maqedonisë! Po ndërtojmë themelet e ndryshimit".

Ne, tha ai, nuk jemi politikanë që flasim nga lart. Ne jemi njerëz që jetojmë këtu me ju, që ndjejmë të njëjtën frikë dhe të njëjtën shpresë. Prandaj, me përpjekje dhe besnikëri ndaj jush, theksoi ai, po ndërtojmë themelet e ndryshimit – sinqerisht, hap pas hapi, me zemër. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR