• e shtunë, 06 korrik 2024

Një person e ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku në vendaklimin Strazhë

Një person e ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku në vendaklimin Strazhë

Gostivar, 14 shkurt 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë mesditës në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë në Strazhë. 

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 12 është raportuar se në rrugën magjistrale një automobil “Folksvagen sharan” me targa të Ohrit ka goditur automjetin e parkuar “Reno” me targa të Shkupit, në pronësi të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Shoferi i "sharanit" B.N. (49) nga Ohri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tre persona shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami (Amerika e Jugut) kanë pësuar lëndime. Të lënduarit shumë shpejt janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer një prokuror publik dhe ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. ls/ 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR