• e hënë, 05 gusht 2024

Një palestinez vrau dy dhe plagosi dy persona të tjerë me thikë në qytetin Holon, në Izraelin qendror

Një palestinez vrau dy dhe plagosi dy persona të tjerë me thikë në qytetin Holon, në Izraelin qendror

Tel Aviv, 4 gusht 2024 (MIA) – Një palestinez nga Bregu Perëndimor i okupuar, i cili ilegalisht hyri në Izrael, mëngjesin e sotëm në qytetin Holon, në pjesën qendrore të vendit, vrau dy dhe plagosi dy persona të tjerë, raportojnë mediat izraelite. 

Fillimisht u raportua për një viktimë, një grua 66-vjeçare, e cila vdiq në vendngjarje dhe tre lëndime të tjera, por numri i të vdekurve shpejt u rrit në dy pasi një burrë rreth të 70-tave vdiq në spital, i cili ishte në gjendje kritike, kumtuan autoritetet izraelite.

Policia izraelite menjëherë pas sulmit vrau sulmuesin, një palestinez 34-vjeçar, Amar Odeh, banor i qytetiz Salfit, në Bregun Perëndimor, raportoi "Tajms of Izrael".

Një burim sigurie tha se sulmuesi nuk kishte leje për të hyrë në Izrael dhe se edhe në të kaluarën kishte shkelje të sigurisë

Palestinez i theri me thikë viktimat në tre vende të ndryshme përpara se të vritej nga një polic, kumtuan shërbimet e urgjencës.

Goditjet me thikë ndodhën gjatë orës së pikut të mëngjesit pranë një stacioni benzine dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit, thanë shërbimet e urgjencës të Izraelit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR