Edhe Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj ta braktisin Libanin
- Edhe Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Liban që ta braktisin vendin për shkak të rrezikut nga eskalimi ushtarak në Lindjen e Afërt, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
- Post By Besnik Shuki
- 12:20, 4 gusht, 2024

Paris, 4 gusht 2024 (MIA) - Edhe Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Liban që ta braktisin vendin për shkak të rrezikut nga eskalimi ushtarak në Lindjen e Afërt, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria franceze e Punëve të Jashtme, po ashtu i këshillon qytetarët francezë të mos udhëtojnë në Liban.
Para Francës, dje edhe SHBA-ja dhe Britania u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që ta braktisin Libanin për shkak të druarjes së rritur nga lufta e përgjithshme mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez. bsh/