• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në protestat në Venezuelë deri më tani janë arrestuar 2000 persona, Maduro është kërcënuar me dënimet më të ashpra

Në protestat në Venezuelë deri më tani janë arrestuar 2000 persona, Maduro është kërcënuar me dënimet më të ashpra

Karakas, 4 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili në zgjedhjet më 28 korrik fitoi mandatin e tretë, por fitorja e të cilit kontestohet nga opozita vendase dhe liderët perëndimore, deklaroi mbrëmë se në protestat antiqeveritare në gjithë vendin, që filluan menjëherë pas zgjedhjeve, deri më tani janë arrestuar rreth 2.000 persona. 

Në fjalimin para mbështetësve të tij në Karkas, Maduro mbrëmë theksoi se të arrestuarit do të përballen me dënim maksimaë, publikoi Gardian.

Në përleshjet me policinë në protestat në mbarë vendin deri më tani kanë vdekur mes 10 deri 20 persona, tregojnë raportet e ndryshme.

Komisioni nacional zgjedhor publikoi se Maduro kishte fituar në zgjedhjet me 52 për qind të votave, pa lëshuar një kontroll të plotë të rezultateve nga qendrat individuale të votimit.

Opozita tha se sipas numërimit të votave, Gonzales e ka fituar Maduron me një diferencë të madhe.

Fitoren e Gonzales në zgjedhjet, ndër të tjera, e pranoi edhe SHBA-ja, Argjentina, Uruguaj dhe Peru, ndërsa Kina dhe Rusia e mbështetën Maduron. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR