• e premte, 05 dhjetor 2025

Një motoçiklist nga Llopati i Kumanovës ka humbur jetën në autostradën Tabanoc-Kumanovë

Një motoçiklist nga Llopati i Kumanovës ka humbur jetën në autostradën Tabanoc-Kumanovë

 Kumanovë, 20 korrik 2025 (MIA) - Një motoçiklist nga fshati Llopat i Kumanovës doli nga rruga në autostradën Tabanoc-Kumanovë dhe vdiq në vendin e aksidentit, njoftoi sot SPB Kumanovë.

"Sot rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar  se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, tridhjetë e katër vjeçari V.S. nga fshati Llopat, Kumanovë, duke drejtuar një motoçikletë "Honda" me targa të Kumanovës, ka dalë nga rruga. V.S. ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore", informoi policia.

 Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për autopsi. Ekspertizë ka kryer një ekip i policisë së Kumanovës.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR