• e martë, 24 dhjetor 2024

Një mjek është gjetur i vdekur me plagë me thikë në parkingun para poliklinikës Hekurana

Një mjek është gjetur i vdekur me plagë me thikë në parkingun para poliklinikës Hekurana

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Një mjek i poliklinikës Hekurana mbrëmë është gjetur i vdekur me plagë me thikë në parkingun para poliklinikës. 

Siç informojnë nga MPB për MIA-n, sipas denoncimit, ai shte gjetur nga djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna.

"Më 21.03.2024 në orën 23:09 në SPB Shkup ishte denoncuar se në veturën e tij 'kia' me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Hekurana, me plagë me thikë në trup ishte gjetur А.Т.(67) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai ishte gjetur nga djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dërguar në autopsi. Po ndërmerem masa për zbardhjen e rastit. 

Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR