• e diel, 21 korrik 2024

Një kufitar grek është plagosur nga të shtënat në afërsi të kufirit greko-turk

Një kufitar grek është plagosur nga të shtënat në afërsi të kufirit greko-turk

 Athinë, 21 korrik 2024 (MIA) - Një pjesëtar i policisë kufitare greke është qëlluar  kur sulmues të paidentifikuar hapën zjarr ndaj patrullës së policisë kufitare pranë kufirit të Greqisë me Turqinë, njoftoi policia greke.

 Polici kufitar është shtruar në spital, ndërsa përveç tij nuk ka të lënduar të tjerë.

 Të shtënat kanë ardhur nga territori turk ndërsa rojet kufitare greke u përpoqën të pengonin emigrantët të kalonin ilegalisht nga Turqia në një zonë pranë lumit Marica në anën greke, theksohet në kumtesën e  policisë greke.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR