Kliçko: Zelenski rrezikon vetëvrasje politike
- Volodimir Zelenski do të përballet me një periudhë shumë të vështirë në muajt në vijim, paralajmëroi kryebashkiaku i Kievit, Vitalij Kliçko.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:47, 21 korrik, 2024
Kiev, 21 korrik 2024 (MIA) - Volodimir Zelenski do të përballet me një periudhë shumë të vështirë në muajt në vijim, paralajmëroi kryebashkiaku i Kievit, Vitalij Kliçko.
Në një deklaratë për portalin italian "Korriere della Sera", Kliçko tha se presidenti ukrainas do të duhet të marrë vendime të vështira të cilat mund të çojnë në "vetëvrasje politike".
Ai paralajmëroi se Zelenski mund të duhet të shpallë një referendum në Ukrainë nëse ka një kompromis territorial me Rusinë.
"Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë për Volodimir Zelenski", tha ai.
"Nëse ata do të duhet ta vazhdojnë luftën me më shumë vdekje dhe shkatërrime apo ta shqyrtojnë mundësinë për një kompromis territorial me Putinin", ka shkruar ai dhe shtoi:
"Çfarëdo lëvizje që të bëjë, presidenti ynë rrezikon vetëvrasje politike. Të jemi të sinqertë, duhet ta fitojmë luftën, por situata sa vjen e vështirësohet. Varet nga ndihma që vjen nga aleatët. Do të ishte një makth nëse ne duhet të luftojmë edhe dy vite të tjera", tha Kliçko.
Foto: EPA